iBobber është një paisje, e cila sjell një teknologji interesante në peshkimin me hidro-lokalizues. Ajo zbulon se sa është thellësia e ujit dhe ku ndodhen peshqit.
Paisja e dërgon këtë informacion në smartphon me anë të Bluetooth-it, duke ju lejuar ju të rregulloni hedhjen dhe thellësinë, për të rritur shanset e kapjes së peshkut. Natyrisht që hidro-lokalizuesi nuk shkon deri në fund të ujit, ka një kufizim në thellësinë që mund të arrijë. iBobber mund të zbulojë deri në 41 metra thellësi dhe në një kënd 42 gradë, që do të thotë sediametri i zbulimit të tij zgjerohet shumë drejt fundit duke shkuar deri në 60 metra.
Për të ndihmuar personat që nuk kanë shumë njohuri mbi peshkimin dhe zakonet e peshqve, iBobber ju jep informacione për temperaturën dhe përfshin gjithashtu edhe një kalendar hënor, i cili do t’ju ndihmojë për të vendosur kur është koha dhe vendi ideal për të peshkuar. Kur peshku ngec në grepin tuaj, ai do t’ju njoftojë. iBobber kushton 100 dollarë, kurse aplikacioni për iOS dhe Android është falas.