Secondary Adv

Ky sistem nentokesor do te mbroje Tokion nga permbytjet

Share on Google+

Vitet e fundit përmbytjet janë bërë një problem shqetësuses për vende të ndryshme të botës, sidomos në zonat e mëdha urbane. Prandaj, për tu mbrojtu nga përbytjet qyteti i Tokios ndërtoi një sistem gjigand nëntokësor.

 

Ai përfundoi pas 17 viteve punë, me një çmim prej 2.6 miliard dollarë.  Ky është sistemi më i avancuar në botë për përballimin e përbytjeve në një shkallë masive. Projekti është quajtur “G-Cans” dhe përfshin: tunele gjigandë, rezervuarë të mëdhenj uji, shtylla masive dhe pompa shumë të mëdha. Të gjitha këto punojnë së bashku për të devijuar ujërat e përmbytjes jashtë në gjirin e Tokios dhe larg nga 35 milion banorët e qytetit. 

Projekti u ndërmor nga qeveria japoneze dhe mbikëqyret nga “Instituti japonez i Kanalizimeve, Inxhinierisë e Teknologjisë.” Objekti është në gjendje të përballojnë një përmbytje historike, atë lloj që vjen vetëm një herë në 200 vjet. Tokio ka një terren mjaft të ulët dhe si rezultat është vazhdimisht i rrezikuar nga përmbytjet. Tunelet janë mbi 100 km të gjatë. Rezervuari kryesor i njohur si “Tempulli Nëntokësor”, është 25 metër i lartë dhe 176 metër i gjatë. Secila nga 59 shtyllat e këtij “tempulli”, është  19.8 metër e gjatë dhe peshon 500 ton. 

Sistemi gjigand i kullimit mund të pompojë mbi 200 ton ujë për sekondë. Pompat që shtyjnë ujin nëpër këto tunele janë pabesueshmërisht të mëdha dhe janë ndërtuar nga pompat e raketave. Ky sistem nëntokësor shërben si një tërheqje turistike gjatë sezonit të thatë.


Më të lexuarat