Secondary Adv

Projekti per zgjerimin e Kanalit te Panamase drejt perfundimit

Share on Google+

Kanali i Panamasë është konsideruar si një nga shtatë mrekullitë e botës moderne nga “Shoqëria Amerikane e Inxhinierëve Civilë”. Projekti për zgjerimin e tij  filloi në vitin 2007 dhe dhe tani është afër përfundimit, 26 qershor 2016.

 

Ai kushtoi mbi 5 miliard dollarë dhe për ndërtimin e tij u përdor 1.2 milion ton çimento. Projekti u financua nga disa institucione financiare ndërkombëtare dhe kostot e investimeve pritet të rikthehen për më pak se 10 vjet.

Projekti do të krijojë një linjë të re trafiku nëpërmjet ndërtimit të disa pikave kyç, duke dyfishuar kapacitetin ujor. Kjo do të sjellë një rritje të anijeve, që kalojnë përmes tij duke shkurtuar rrugën e tyre prej 12. 874 km. Ndërtimi i Kanalit origjinal të  Panamasë ka filluar në vitin 1904 dhe ka përfunduar në vitin 1914.

Ky projekt i ri për zgjerimin e tij konsiston në : 

Ndërtimin e dy pikave kyçe, një në anën  e Atlantikut dhe tjetrën në anën e Paqësorit. Secili grup do të ketë tre dhoma me basenet e kursimit të ujit.

Zgjerimi dhe thellimi i kaneleve ekzistues.

Rritjen në nivel maksimal të funksionimit të Liqenit “Gatun”.

Projekti për zgjerimin e Kanalit të Panamasë është mjaft i rëndësishëm, pasi tani aty mund të akomodohen anije shumë herë më të mëdha dhe me ngarkesa më të mëdha.


Më të lexuarat