Japoni, krijohet materiali qe mund te mbroje ndertesat nga termetet
Tërmetet janë një nga forcat më shkatërruese në planet. Në sipërfaqen e tokës, ai shfaqet me dridhje ose zhvendosje të saj dhe nganjëherë edhe në krijimin e dallgëve detare.
Në të gjitha këto raste, tërmeti mund të shkaktojë dëmtime të mëdha njerëzore dhe materiale. Ka dy mënyra për tu rezistuar tërmeteve: një është për të ndërtuar struktura në një mënyrë të tillë, që ajo nuk është e lidhur (e bashkuar) me tokën, duke e lejuar të lëvizë në mënyrë të pavarur ose ndërtimi i strukturave rezistente ndaj këtyre forcave.
Së fundmi kompania japoneze “Cabkoma” ka krijuar fije (litar) prej fibrave të karbonit, të cilat mund ti bëjnë ndërtesat më rezistente ndaj tërmeteve.
Ato janë 5 herë më të lehta se çeliku, 160 metër e këtyre fijeve peshon vetëm 12 kg! Por pavarësisht peshës së tyre të lehtë ato kanë një forcë mbajtjeje të barabatë me kabllot metalike, të cilat janë deri në 5 herë më të rënda.
Cabkoma ka krijuar këtë produkt të shkëlqyer, i cili mund të mbrojë ndërtesat nga forcat shkatërruese, që vijnë nga tërmetet.