Njihuni me paisjen qe perdor realitetin virtual per tu motivuar te sterviteni
“Icaros GmbH”, një kompani me bazë në Mynih, ka sjellë në treg një paisje unike me qëllim inkurajimin dhe motivimin e njerëzve për tu stërvitur sa më shumë.
Sistemi që ajo ka krijuar është një kombinim i botës fizike (reale) dhe botës virtuale. Kjo ju lejon të behëni personazhi i lojës dhe të lëvizni për rreth, ndërkohë që në realitet ju stërvitni grupet kryesore të muskujve tuaj.
Ajo u projektua nga “HYVE Innovation Design”. Ajo mund të duket si komplekse apo ndonjë lloj pasije për tortura, por pamja mund tu gënjejë. Sistemi i lojrave wireless përmban një njësi kontrolli, e cila është e montuar në timon. Ajo është në gjendje të ndjekë lëvizjet dhe të lidhet me lojën, e cila drejtohet (kontrollohet) nga një PC ose smartphone.
Sipas kompanisë kjo paisje ofron një stërvitje të detajuar të muskujve të qafës, gjoksit, barkut, supeve dhe grupeve të tjera të tyre. Gjithashtu përmirëson ekuilibrin, përqendrimin dhe reflekset. Ajo do të jetë në treg më një çmim prej 8,200 dollarë. Paketa do të përfshijë paisjen e fitness-it, kontrolluesin, kufjet Samsung Gear VR dhe akses në aplikacion.