Krijohet lekura elektrike qe permban ekranin dixhital me ngjyra
Tani harrojeni ti shikoni filmat nga celulari juaj! Së shpejti mund të jetë e mundur ti shikoni direkt në pjesën e prapme të dorës tuaj.
Shkencëtarët kanë arritur të krijojnë një lëkurë super të hollë, e cila ka një ekran dixhital shumëngjyrësh. Ajo përmban dritën e kuqe, jeshile dhe blu, të cilat janë të integruara në një material fleksibël dhe mund të aplikohen shumë lehtë në trup si një tatuazh i lëvizshëm. Kjo teknologji rrit mundësinë e krijimit të ekraneve, të cilët mund të vendosen direkt në trupin e njeriut, si një shtresë e dytë e lëkurës.
Gjithashtu ajo mund të përdoret edhe për të krijuar sensorë të rinj , që monitorojnë nivelin e oksigjenit në trup. Për të krijuar këtë “lëkurë” shkencëtarët projektuan një film mbrojtës, i cili është më pak se dy mikrometër, dmth rreth 50 herë më i hollë se një fije floku e njeriut.