Secondary Adv

iPhone i ri i Apple per vitin 2017 do te jete plotesisht prej xhami

Share on Google+

“Apple” po planifikon të sjellë një model tërësisht ndryshe të iPhone 7s.

 

Sipas një raporti kompania do të ridizenjojë linjën e re të iPhone për vitin 2017. Ai nuk do të ketë me kasë alumini, por do të jetë i gjithi prej xhami dhe i pajisur me ekran OLED.

Analistit i njohur Ming-Chi Kuo i “KGI Securities” thotë se ekranet OLED nuk do të mbërijnë në iPhone para vitit 2018. Sipas tij telefoni i ri i Apple do të adaptojë materialet prej xhami si te iPhone 4, një kornizë metalike dhe do të anojë nga ekranet e harkuar prej xhami.

Për më tepër, modelet e reja do të ofrojnë teknologjinë e ngarkimit me wireless, njohje të reja biometrike, që më shumë mundësi do të jenë njohja përmes fytyrës ose syrit. 


Më të lexuarat