Disa nga vendet me te bukura ballkanike qe duhet ti vizitoni kete vere
Gadishulli i Ballkanit përfshin një pjesë të mirë të Evropës dhe është një nga vendbanimet më të vjetra në kontinent.Aty ndodhen qytete të shumta historike dhe mrekulli natyrore. Nga malet në plazhet e pacënuar, nga ndërtesat e lashta në resortet luksozë, me pak fjalë aty ka diçka për shijen e të gjithëve.
1. Mali i Zi
Agjensia turistike “Balkan Express” ka shumë opsione, që mundësojnë një udhëtimin të lehtë në Ballkan. Merreni në konsideratë një udhëtim nga Beogradi për në Tivar, një qytet historik në bregdetin e Adriatikut në Mal të Zi. Treni kalon nëpër vende piktoreske.
2. Manastiri Rila, Bullgari
I ndodhur në malet Rila, manastiri ortodoks u themelua në shekullin e 10-të. Ai është një nga vendet më të njohura në vend, duke tërhequr rreth 1 milion turistë në vit.
3. Blagaj, Bosnjë dhe Hercegovinë
Blagaj një manastir i ndërtuar në shekullin e 17-të është mjaft i njohur dhe i famshëm. Vendi gjithashtu ka një natyrë të bukur, gjallesa të llojeve të ndryshme dhe pamje të mrekullueshme.
4. Shën Sofia, Stamboll, Turqi
Fillimisht e ndërtuar në vitin 360 si kishë ortodokse greke, më vonë shërbeu si xhami, tani është një muze dhe pikë referimi e famshme në qytet. Shën Sofia ka rëndësi kulturore, historike dhe arkitektonike.
5. Ohri, Republika e Maqedonisë
Ai shtrihet në liqenin me të njëjtin emër dhe ka kisha shumta të lashta dhe manastire.
6. Dubrovnik, Kroaci
Përveç të qenit një nga destinacionet turistike më të njohura në Mesdhe, Dubrovnik është i mbrojtur edhe nga UNESCO.
7. Meteora, Greqi
Kompleksi mbresëlënës i gjashtë manastireve ortodokse është ndërtuar mbi shtylla të larta guri ranor. Manastiret janë ndërtuar nga murgjit, të cilët banonin zonën në shekullin e 9-të.
8. Liqeni Bled, Slloveni
Liqeni Bled është një perlë e vërtetë në Alpet Julian dhe një nga destinacionet turistike më të preferuara dhe më të njohura në vend. Jo vetëm liqeni është i bukur, ka një kishë në ishullin Bled të ndërtuar në shekullin e 17-të.
9. Shën Stefani, Budva, Mali i Zi
Ai ndodhet në bregdetin e bukur të Adriatikut. Shën Stefani ka plazhe me rërë ngjyrë rozë të lehtë, ujë të pastër kristal dhe fshatra historikë.
10. Parku kombëtar i Liqenit Plitvice, Kroaci
Një nga parqet më të famshëm në të gjithë Evropën përmban liqene mahnitëse, ujëvara, shpella dhe male.