Secondary Adv

Sistemi robotik i mobiljeve qe ju lejon te transformoni shume lehte hapesirat e brendshme

Share on Google+

Kompania “Ori” në bashkëpunim me dizenjuesin Yves Béhar ka krijuar një sistem robotik mobilimi, i cili trefishon përdorimin e një hapësire të caktuar. 

 

Linja e re e mobiljve ju lejon që ta transformoni hapësirën e apartamentit tuaj për aktivitete të ndryshme si për shembull: për të fjetur, për tu zbatvitur, për të punuar dhe të gjitha këto vetëm duke shtypur një buton. Për krijimin e këtij sistemi dizenjuesi u frymëzua nga arti japonez i origamit parashtesa e të cilit përkthehet “palos”. 

“Qytetet janë duke u bërë gjithnjë e më të populluar. Njerëzit që përbëjnë ekipin tim të dizenjuesve në Fuseproject, vijnë nga e gjithë bota dhe strehimi i tyre në një qytet të madh e të shtrenjtë si San Francisko është një sfidë”: tha Béhar. Sistemi rrëshqet nëpër dysheme në sajë të një shine që kalon përgjatë murit. Përdoruesi mund të bëjë një dhomë gjumi ose dhomë ndenjeje më të madhe në varësi të dëshirës së tij, pa pasur nevojë të shtyje apo të heqë mobilje.

“Shumë njerëz që jetojnë në mjedise urbane nuk kanë luksin e hapësirës, ose ata kanë zgjedhur të jetojnë në një apartament më të vogël”: ka shtuar Yves Behar. “Ajo që bën Ori ka për qëllim maksimizimin e funksionalitetit të një hapësire. Me teknologjinë robotike ajo krijon një mënyrë jetese dhe mjedis pune më të bukur dhe transformues që është ndryshe nga çdo gjë që bota ka parë deri tani.” Sistemi robotik i Ori-t është perfekt për të maksimizuar hapësirën e magazinimit duke minimizuar rrëmujën.

 


Më të lexuarat