Nga këndvështrimi financiar, një ndërtesë ekologjike është më superiore ndaj asaj tradicionale në të gjitha aspektet. Sipas raportit të Dodge Data & Analytics, një ndërtesë e gjelbër është 14 për qind më pak e shtrenjtë për të operuar se sa një tradicionale dhe vlera e aseteve të saj është 7% më e lartë.
Ky artikull do të ofrojë një pasqyrë të tendencave të 2017 për ndërtimin e strukturave ekologjike.
1. Panelet diellore në të gjitha format dhe madhësitë
Në vitin 2016, India vendosi 3 miliardë dollarë fonde shtetërore për tu siguruar që kapaciteti i tyre i prodhimit të energjisë nga dielli deri në 2022 arrin 100 Gigawatt.
Më 25 maj 2017, Britania e Madhe bëri lajm kur gjeneroi gati një të katërtën e nevojave të saj të energjisë nga panelet diellore.
2. Ruajtja e energjisë në shtëpi
Sipas Bloomberg bateritë e afta për ruajtjen e energjisë për përdorim do të jenë aq të përhapura për 12 vjet, sa tani janë panelet diellore në çati.
Për shembull, Mercedes-Benz ka prodhuar paisjen për ruajtjen e energjisë në Gjermani që nga viti 2015, por ka në plan të zgjerohet ndërkombëtarisht dhe kohët e fundit e ka vënë produktin në dispozicion të banorëve të Kalifornisë në SHBA.
3. Sistemet e menaxhimit të energjisë
Për të përfituar sa më shumë nga panelet diellore dhe bateritë, sistemet e menaxhimit të energjisë (EMS) shpesh instalohen në shtëpitë dhe bizneset ekologjike. EMS-të monitorojnë sa energji përdor një ndërtesë dhe mund të automatizojë ndriçimin, fuqinë dhe sistemet HVAC për të siguruar kursim optimal të energjisë.
4. Dizajn pasiv i ndertimit
Dizajni pasiv i ndertimit ndihmon në minimizimin e konsumit të energjisë duke zvogëluar nevojën për ndriçimin elektrik dhe kontrollin e temperaturës.
5. Materiale të qëndrueshme ndërtimi
Druri i ricikluar dhe materialet e ricikluara janë kryesore në listën e furnizimeve të materialeve të ndërtimit. Por ka edhe shumë risi që ndodhin në botën e betonit ekologjik. Pse është kaq i rëndësishëm betoni ekologjik? Sepse është materiali ndërtimor më i përdorur në botë dhe është përgjegjës për prodhimin e sasive të mëdha të CO2.