Secondary Adv

Njihuni me 10 qytetet me te vizituara ne bote

Share on Google+

Kryeqyteti i Tajlandës, Bangkok, la pas Parisin dhe Londrën, duke u shpallur si qyteti më i pëlqyer në botë për t'u vizituar, sipas një studimi të fundit.    

 

Bangkok u emërua në një renditje vjetore si qyteti më i vizituar për të katërtin vit radhazi, falë 22.8 milion vizitorëve në 2018. 

Parisi dhe Londra u renditën në vendin e dytë dhe të tretë, secila me rreth 19.1 milion mbërritje, ndjekur nga Dubai me 15.9 milion. Qytetet e tjera të renditura mjaft mirë në Azinë Juglindore ishin Singapori dhe Kuala Lumpur, të cilat u renditën e pesta dhe e gjashta në renditje, mes 200 qyteteve nga e gjithë bota. Nju Jork, Stamboll, Tokio dhe Antalia,Turqi, ishin gjithashtu pjesë në top 10. 

Numri i vizitorëve ndërkombëtarë nëpër 200 qytete është rritur me 76 përqind në 10 vitet e fundit. Megjithë mbretërimin e gjatë të Bangkok, në krye të listës, industria e turizmit të Tajlandës është përballur me lëkundje, me ardhjet në rënie 1,03 për qind nga viti në vit në muajin maj, përpara se të rikuperonte rritjen me 0.89 përqind në qershor krahasuar me 1 vit më parë. 

 

Rritja e dobët ekonomike Kineze dhe një aksident me varkë vitin e kaluar çuan në një rënie të ardhjeve kineze në Tajlandë në gjysmën e parë të këtij viti. Rënia e numrit të vizitorëve nga Kina u kompensua pjesërisht nga ardhjet indiane. Tajlanda pret të mirëpresë dy milion turistë indiane në vitin 2019. 

Në gusht, qeveria zgjati heqjen e një pagese prej 2,000 baht (54/65 paund) për vizat për turistët nga 18 vende, përfshirë ato nga Kina dhe India. Turizmi përbën rreth 12 përqind të ekonomisë së Tajlandës.


Më të lexuarat