Secondary Adv

Njihuni me ndertesen me eficiente te mbuluar me panele

Share on Google+

Snøhetta ka përfunduar ndërtesën e përdorur për zyra në Trondheim, Norvegji, e cila prodhon më shumë se dyfishin e sasisë së energjisë që konsumon çdo ditë.    

 

E vendosur në portin me pamje nga Trondheim Fjord, ndërtesa këndore e zyrës është e mbështjellë me 3.000 metra katrorë panele diellore që sigurojnë energji të gjelbër për vete, ndërtesat fqinje dhe transportin e qytetit. 

Studiot e arkitekturës Snøhetta shpresojnë se kjo do të vendosë një standard të ri për industrinë e ndërtimeve në dritën e krizës klimatike, pa kompromentuar në estetikë. Ndërtesat me energji pozitive janë ndërtesat e së ardhmes. 

 

Ndërtersa ka një sipërfaqe 18,000 metra katrorë dhe është e lidhur me stacionin e trenit të qytetit përmes një ure këmbësorësh në pjesën e pasme të ndërtesës. Fasada e sipërme e ndërtesës dhe çatia në formë pesëkëndore janë të veshura me një total prej 3.000 metrash katrorë të paneleve diellore. 

 

Për të siguruar prodhimin e sa më shumë energji diellore të jetë e mundur, forma e ndërtesës u krijua nga Snøhetta për të siguruar që ka ekspozim maksimal ndaj diellit. Kjo ishte një sfidë për arkitektët, duke pasur parasysh orët e kufizuara të ditës në vendndodhjen e saj veriore. 

Panelet diellore prodhojnë energjinë më të madhe kur këndi drejt diellit është 90 gradë, shpjegoi arkitekti Andreas Andreas Nygaard. Kështu, për të korrur energji të mjaftueshme që ndërtesa të jetë energji neto pozitive gjatë jetëgjatësisë së saj, çatia duhet të jetë relativisht e pjerrët, 19 gradë në këtë rast. 

Gjatë një viti, këto panele gjenerojnë afërsisht 500,000 kilovat orë energji të pastër dhe të rinovueshme. Studio po planifikon të ruajë energjinë e tepërt të mbledhur gjatë verës në bateri të mëdha për t’u përdorur në muajt e errët të dimrit.


Më të lexuarat