Secondary Adv

Projekti i kullave te mbuluara me gjelberim ne Kine

Share on Google+

Konceptuar të ndërtohet mbi ujë në Shenzhen, Kinë, projekti i XTU architects ndërthur arkitekturën me natyrën për të krijuar një seri ndërtesash polifunksionale.   

 

I quajtur "X_PUR", propozimi është rezultat i një projekti hulumtues mbi atë që ekipi e ka quajtur epoka "arkitekturë Holocene". Frymëzuar nga mjedisi natyror, dizajni synon të përbëjë një pjesë të peizazhit dhe të kontribuojë drejt një transformimi pozitiv të tokës. 

 

Për hartimin e projektit, arkitektët e firmës XTU morën frymëzim nga peizazhe të mëdha natyrore si gjiri Halong në Vietnam, qyteti kinez i Guilin, varg malet Huang në kinën lindore dhe arkipelagu Lofoten në Norvegji. Ashtu si këto formacione natyrore, X_PUR duket se ngrihet nga uji. 

 

Të mbuluara me bimësi të gjelbër në themel, kullat imagjinojnë një mjedis të ndërtuar që ndërthur arkitekturën me natyrën. Për planifikimin e projektit X_PUR, katet e gjelbërta të poshtme janë menduar të organizojnë aktivitete kulturore, ndërsa katet e sipërme përbëhen nga një holl me xham dhe dhoma hoteli. 

 

Në bashkimet e këtyre dy zonave ka Spa, të cilat i ftojnë mysafirët të shijojnë një moment relaksimi total. Katet e sipërme janë projektuar në funksion të restoranteve panoramike, bareve dhe klubeve të natës. Në thelb, koncepti synon të krijojë një arkitekturë e cila është si të jetosh në të njëjtën kohë në qytet ashtu edhe në natyrë.


Më të lexuarat