Secondary Adv

Ndertohet ura e pare e kembesoreve e shtypur ne 3D

Share on Google+

Ura e parë e këmbësorëve e shtypur në 3D, me fibra të përforcuara polimeri është duke u zhvilluar në një bashkëpunim nga tre kompani inxhinierike.  

 

Procesi i tyre kryesor CFAM është në gjendje të prodhojë pjesë të përforcuara nga qelqi ose fibra karboni që janë katër me dy nga 1.5 metra në madhësi, duke bërë të mundur prodhimin e pjesëve të urës dhe gati një mënyrë të pakufizuar për të ndërtuar ura ose pjesë të tjera ndërtimi të bëra nga këto materiale.   

 

Kombinimi i polimereve me fije të vazhdueshme mund të prodhojë një strukturë të lehtë, por me forcë të madhe, duke bërë të mundur ndërtimin e infrastrukturës. Urat plastike me fibra të përforcuara kanë qenë të njohura për jetëgjatësinë e tyre dhe kanë ulur kostot e përgjithshme në krahasim me urat e çelikut. Tani ne do të përdorim një teknologji të re shtypjeje 3D e cila na lejon të bëjmë pjesë plastike të përforcuara me fibra, u shpreh kompania. 

Përmes shtimit të sensorëve në urë ne mund të krijojmë një "binjak dixhital" të vetë urës. Këta sensorë mund të parashikojnë dhe optimizojnë mirëmbajtjen, të garantojnë siguri dhe të zgjasin jetëgjatësinë e urave. Në vend të materialeve tradicionale si çeliku dhe betoni, ne mund të bëjmë ura më miqësore me mjedisin me një model më fleksibël dhe përmes përdorimit të materialeve të riciklueshme, u shpreh një prej inxhinierëve. 

 

Dizajnet që më parë do të kishin qenë sfiduese apo edhe të pamundura, tani mund të bëhen përmes shtypjes 3D. Materialet e përdorura për urën janë të riciklueshme, në krahasim me betonin, i cili është një ndotës i madh. Kjo teknologji e shtypjes 3D me bazë kokrrizash zvogëlon koston e pjesëve, në krahasim me shtypjen e filamenteve.


Më të lexuarat