Secondary Adv

PHASA-35, avioni qe qendron 1 vit ne ajer

Share on Google+

Ndërsa rrjetet 5G tani janë në dispozicion në disa qytete të mëdha, në zona më të largëta, qasja në këto rrjete është akoma shumë e kufizuar.  

 

Por kjo mund të ndryshojë, falë një avioni të ri diellor i cili mund të qëndrojë në ajër për gati një vit  në një nisje të vetme. Avioni, i quajtur PHASA-35, është duke u zhvilluar nga BAE Systems. 

 

BAE Systems, tha: Investimi ynë në kompani do të na mundësojë ta marrim këtë teknologji në prodhim, me mundësinë e garantuar që ky avion të mund të hynte në operacionet fillestare me klientët brenda 12 muajve të provave të fluturimit. Në vetëm 15 muaj, ekipi ka zhvilluar dy prototipe të aeroplanit në shkallë të plotë, të cilat tani do të testohen në fabrikën e BAE Systems në Lancashire. 

Nëse testet shkojnë sipas planifikimeve, avionët mund të hidhen në treg në fillim të vitit të ardhshëm, sipas BAE Systems. PHASA-35 është mundësuar nga energjia gjatë gjithë ditës, dhe nga bateritë gjatë natës, dhe çuditërisht, ky avion ka potencialin për të qëndruar në ajër deri në një vit. 

I ndërtuar nga fibra karboni shumë të holla, avioni është edhe i lehtë dhe aerodinamik, gjë e cila e lejon që të fluturojë në lartësi të mëdha për periudha të gjata kohe. Ndërsa ka një hapje ​​mjaft të madhe krahësh prej 35 metrash, avioni peshon vetëm 150 kg. 

 

Një deklaratë e kompanisë në lidhje me avionin shpjegoi: PHASA-35, kur lidhet me teknologji dhe asete të tjera, do t'u ofrojë klientëve komercialë aftësi që nuk janë aktualisht të disponueshme nga platformat ekzistuese ajrore dhe hapësinore. UAV-i ka potencialin që të përdoret në shpërndarjen e rrjeteve 5G, si dhe të sigurojë shërbime të tjera. 


Më të lexuarat