Secondary Adv

iPhone 12 mendohet se do jete rikthim i iPhone 4

Share on Google+

IPhone 11 Pro dhe Pro Max nuk kanë as dy javë që janë hedhur në treg, por thashethemet tashmë po qarkullojnë për modelin e vitit të ardhshëm.  

 

Në një artikull të ri kërkimor, thuhet se versioni i vitit 2020 i iPhone do të ofrojë një faktor të ri të formës i cili duket i ngjashëm me një prej modeleve të kaluara të kompanisë, iPhone 4. 

 

Smartphone i vitit të ardhshëm thuhet se do të përmbajë një kornizë alumini të jashtme, të segmentuar, jo ndryshe nga korniza drejtkëndëshe e përdorur në iPad Pro aktual. Modeli i ri parashikon zhvendosjen e mundshme të Apple në rrjetet 5G në vitin 2020, e cila përflitet se mundësohet nga teknologjia e modemit Qualcomm. 

Lidhjet 5G premtojnë të lejojnë shkarkime të menjëhershme dhe tashmë kanë qenë në SH.B.A. përmes modeleve Samsung Galaxy S10- 5G dhe LG V50 5G të lëshuara në qershor. Dizajni ikonik i iPhone 4 shkaktoi mjaft probleme për firmën fillimisht. 

 

Kur mbahet në një mënyrë të veçantë, përdoruesit mund të bllokojnë pa dashje dy antenat e ndara, WiFi dhe Bluetooth në të majtë, dhe internetin në të djathtë duke shkaktuar ndërprerje të sinjalit dhe shkëputje të thirrjeve. Apple mendohet se ka eksperimentuar me një numër mënyrash për të siguruar që modeli i ri të mos ketë të njëjtat problematika, duke përfshirë përdorimin e safirit ose xhamit të temperuar rreth hapësirave të telefonit. 

Këto masa mund të shtojnë deri 50 përqind në koston e prodhimit të kompanisë për kornizën. Është e paqartë nëse këto kosto do të ndikojnë në çmimin e shitjes me pakicë të pajisjeve të Apple, çmimet të cilat janë rritur ndjeshëm që nga lëshimi i iPhone 4.


Më të lexuarat