Secondary Adv

Projekti i nderteses unifikuese fetare ne Abu Dhabi

Share on Google+

Safdie architects, ka zbuluar dizajnin për "shtëpinë e familjes abrahamike", një projekt historik në Emiratet e Bashkuara që përfshin një kishë, një xhami dhe një sinagogë. 

 

I vendosur në ishullin Saadiyat të Abu Dhabit, projekti shpreson të forcojë marrëdhëniet midis tre besimeve duke siguruar një platformë për dialog, mirëkuptim dhe bashkëjetesë. 

Projekti i paraqitur si pjesë e një konkursi ndërkombëtar, u zgjodh si një finalist duke u shpallur më pas si projekti fitues për ndërtimin e kësaj vepre kaq të veçantë unifikuese. Modelimi i secilit vend adhurimi është specifik për historinë, traditat dhe ritualet e secilës fe. 

Xhamia vendoset në boshtin e mekës (në drejtim të perëndimit); sinagoga, në boshtin përballë Jeruzalemit; ndërsa kisha gjendet e pozicionuar drejt veriut. Gjatë ditës, ndërtesat sjellin dritë të butë të filtruar, ndërsa natën, strukturat e grilave shkëlqejnë si fenerë gjigantë. 

Duke qënë se të tre sallat përdorin një metodologji të përbashkët ndërtimi dhe trajtimin e materialeve, ato formojnë një tërësi të integruar dhe të unifikuar kur shihen si një e tërë. Qendra e vizitorëve është formuar në kryqëzimin e tre sallave të lutjes. 

E vendosur në zonën e reflektimit, ajo është e mbyllur me xham dhe rrethohet me ujë nga të gjitha anët, me pamje deri në sallat e adhurimit. Çatia e qendrës formon sheshin lart, duke siguruar një rreze drite të sheshtë.


Më të lexuarat