Secondary Adv

Coca-Cola rezulton ndotesi me i madh i plastikes ne bote

Share on Google+

Coca-Cola mund të jetë marka më e njohur e pijeve freskuese, por është gjithashtu ndotësi më i madh i plastikës në botë.   

 

Një auditim i ri zbuloi se kompania e pijes së njohur dhe përdorur botërisht me bazë në Gjeorgji kontribuon në më shumë mbetje plastike sesa tre ndotësit e tjerë kryesorë të kombinuar së bashku. 

Lajmet pasojnë dokumente të rrjedhura që zbuluan se Coca Cola kishte provuar të shkatërronte futjen e një skeme depozitimi dhe rimbursimi në shishe plastike për të mbrojtur fitimet e saj. Auditimi u krye nga lëvizja globale Break Free From Plastics, e cila punësoi më shumë se 72,000 vullnetarë për të pastruar plazhet, rrugët ujore dhe rrugët në të gjithë botën në kërkim të shisheve plastike, gotave, mbështjellëseve. 

Pas pastrimit global, vullnetarët gjetën 50 lloje të ndryshme plastike nga afro 8,000 marka të ndryshme. Një total prej 475,000 copë mbeturina u mblodhën, dhe 11,732 prej tyre i përkisnin Coca-Cola, kontribuesit më të mëdhenj në ndotjen plastike pasues ishin Nestle, PepsiCo, Mondelez International. 

Pjesa tjetër e ndërmarrjeve përfshijnë Unilever, Mars, P&G, Colgate-Palmolive, Phillip Morris dhe Perfetti Van Melle. Coca-Cola u zbulua gjithashtu se kishte shumicën e mbeturinave plastike në Afrikë dhe Evropë, ndërsa renditet e dyta në Azi dhe Amerikën e Jugut. 

Riciklimi nuk do ta zgjidhë këtë problem, u shpreh ekipi studiues. Ata u bëjnë thirrje korporatave që të ulin urgjentisht prodhimin e plastikës me përdorim të vetëm dhe të gjejnë zgjidhje inovative të përqendruara në sisteme alternative të ofrimit që nuk krijojnë ndotje.  


Më të lexuarat