Secondary Adv

Krijohet programi i uljes emergjente per avionet

Share on Google+

Një shërbim i ri nga kompania e shërbimeve GPS Garmin do të marrë nën kontroll avionët e vegjël dhe do t'i udhëzojë ata drejt uljes në rast emergjence.

 

I quajtur Autoland, programi i ri do të jetë në dispozicion si pjesë e mjeteve të fluturimit të Garmin për avionët e vegjël. 

Autoland do të monitorojë aktivitetin e pilotit dhe në rast se një pilot nuk i përgjigjet një sërë kërkesash nga sistemi i navigimit, programi autopilot do të fillojë. Autoland do të fillojë të dërgojë sinjale në aeroportet e afërta dhe të përcaktojë se cilat do të jenë më të sigurtat për një emergjencë ulje. 

Sapo të jetë vendosur një vend uljeje, sistemi i lundrimit do të drejtojë automatikisht aeroplanin përmes zbritjes dhe uljes së tij. Autoland gjithashtu mund të aktivizohet nga pasagjerët përmes një paneli të prekjes të cilën mun ta aksesojnë përmes kabinës kryesore. 

Autoland është pjesë e mjeteve të suportit të fluturimit të Garmin. Kompania gjithashtu ofron Garmin ESP, ose Stabilitetin dhe Mbrojtjen Elektronike, një mjet që monitoron stabilitetin dhe orientimin e një fluturimi për të siguruar ndryshime rrënjësore. 

Ekziston edhe një Modalitet i Zbritjes së Emergjencës, i cili gjurmon lartësinë. Në lartësi të mëdha në avionët e vegjël, pilotët ndonjëherë mund të humbasin vetëdijen ose kabinat e mjetit ajror mund të hasin probleme me presionin. Ka pasur një numër të konsiderueshëm aksidentesh të avionëve të vegjël vitet e fundit. 


Më të lexuarat