Secondary Adv

9 nga 10 planete te ngjashme me Token mund te banohen

Share on Google+

Nëntë nga dhjetë planete të ngjashme me Tokën që orbitojnë dy yje të largët mund të kenë kushtet e duhura për jetën, ka zbuluar një studim. 

 

Të njohura si yje binare, këto sisteme përbëjnë një në dy sisteme diellore, duke sjellë zbulimin e jetës ekstra-tokësore një hap më afër.

Këto sisteme binare kanë më shumë të ngjarë të kenë botë të ngjashme me Tokën me një bosht planetar që pëson vetëm ndryshime të buta me kohën, një përbërje e pranueshme për jetën. Pasja e një boshti relativisht të qëndrueshëm ndihmon për të siguruar që klima e një planeti të mbetet gjithashtu e qëndrueshme. 

Në të kundërt, planetet si Toka që kanë një bosht të qëndrueshëm dhe orbitojnë një yll të vetëm janë shumë më të rralla, zbuluan studiuesit amerikanë. Studiuesit zbuluan se 87 përqind e të ashtuquajturve 'exo-Earths', botë të largëta të përmasave me madhësinë me planetin tonë, duhet të kenë pjerrtësi boshtore po aq të qëndrueshme sa Toka.

Sistemet me shumë yje janë të zakonshëm dhe rreth 50 përqind e yjeve kanë yje shoqërues binarë, tha autori i studimit. Pra, ky studim mund të zbatohet për një numër të madh të sistemeve diellore. Në të kundërt, sistemet si tonat me një yll të vetëm dhe planete të shumtë duket se janë më të rralla në të gjithë universin. 

Ndryshimet e buta në pjerrësinë boshtore të Tokës, që ekspertët i referohen si 'zhdrejtësi' të saj, kanë lejuar një klimë që mund të mbështesë jetën dhe evolucionin e saj. Nga ana tjetër, zhvendosja e egër e boshtit të Marsit mund të ketë ndihmuar të prishë atmosferën e planetit të kuq, thanë studiuesit.


Më të lexuarat