Secondary Adv

Dhomat frigoriferike tashme ne Dajti Construxion

Share on Google+

DAJTI CONSTRUXION shpk është firmë që operon tanimë në sektorin e ftohjes industriale dhe të atmosferës së kontrolluar që shumë shpejt u bë e njohur në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar, në arredimet e supermarketeve, magazinave, butiqeve dhe arshivave.

 

Eksperienca e fituar nga hulumtimi dhe zhvillimi i vazhdueshëm, e ka ndihmuar Dajti Construxion të arrijë kulmin në importimin dhe furnizimin e produkteve që përputhen me standardet ndërkombëtare të cilësisë. Kjo ka rezultuar që kompania të bëhet gjithashtu edhe një kompani udhëheqëse në furnizimin e pajisjeve ftohëse. Ne tashmë prezantojmë për tregun dhomat frigoriferike me të gjitha pjesët përbërëse të saj, panelet, profilet, porta frigoriferike, impiante frigoriferike etj.

 

Modulueshmëria dhe gama e plotë e aksesorëve lejojnë montimin me lehtësi për projekte të thjeshta dhe të komplikuara. Multisystem, Evosystem dhe Evokit janë një gamë e dhomave të ftohta. Panelet BIGSYSTEM GS 112 BS2, janë të dizajnuara për performancë të lartë të izolimit termik, forca mekanike, estetikë, higjiena, shpejtesi montimi.

 

Të gjitha realizimet tona garantojnë performancë të lartë izolimi, të përshtatshme si për temperatura të larta ashtu edhe për ato të ulta. Ne ndërtojmë dhoma me vëllime të ndryshme, madhësi alternative dhe të gjitha këto të realizuara me cilësi maksimale. Me anë të fiksimit të drejtpërdrejtë të paneleve vertikale dhe horizontale, produkti ynë vjen tek ju për t’u shfrytëzuar lehtësisht sipas nevojave të bizneseve dhe industrive të ndryshme. Sot, falë eksperiencës së gjerë në këtë sektor, DAJTI CONSTRUXION shpk është një partner i cili do ju japë zgjidhje për cdo problem. Te zgjedhesh DAJTI CONSTRUXION shpk do të thotë të zgjedhësh cilësinë, shpejtesinë dhe korrektësinë.

 

Cel:+355 69 20 90 282

Cel:+355 67 20 44 408

Cel:+355 67 20 40 282


Më të lexuarat