Secondary Adv

Projekti i tre kullave me strukture asimetrike

Share on Google+

OMA së bashku me FABRICations, ka fituar një konkurs për të rizhvilluar ‘van der meulen-ansemsterrein’ (VDMA), një zonë të madhe në qendër të Eindhoven.   

 

Projekti, i udhëhequr nga OMA, do të mundësojë që pjesa industriale pjesërisht e papërdorur të shndërrohet në një qendër të gjallë urbane me banesa, zyra dhe hapësira publike. 

Dizajni për zonën prej afro 75,000 metrash katror është zhvilluar nga OMA, së bashku me Deaderendirrix, FABRICATION, studion arkitekturore DELVA, dhe NUL ZES. VDMA ofron një mundësi unike për të ringjallur një zonë qendrore në Eindhoven që është plot me potencial, thotë David Gianotten nga OMA. 

Projekti ynë bazohet në historinë dhe pasuritë e qytetit si një qendër për inovacionin teknologjik dhe dizajnin industrial, dhe prezanton programe emocionuese publike në zonë. Duke zënë një të tretën e sipërfaqes së zonës, një mikro pyll, i përbërë nga lloje të ndryshme vegjetacioni nga rrethina e Eindhoven, do të shërbejë si kujtesë e burimeve natyrore të qytetit. 

Ndërtesat e reja të banimit janë projektuar si vëllime të grumbulluara që korrespondojnë me shkallë të ndryshme të kontekstit tëzonës, ndërsa blloqet e poshtme kanë fasada xhami që evokojnë arkitekturën industriale të Eindhoven. 

Më e rëndësishmja, fasadat e kateve të sipërme do të instalohen me karakteristika të qëndrueshme, duke përfshirë muret e gjelbërta, dhe panele kinetike fotovoltaike që optimizojnë fitimin diellor gjatë gjithë ditës.


Më të lexuarat