Secondary Adv

Ja si do te duket Galaxy S11

Share on Google+

Informacione të cilat lidhen me dizajnin e Galaxy S11 të Samsung tregojnë një smartphone i cili përmban një grup kamerash të pasme me pesë lente të ndara.

 

Sipas një postimi të @OnLeaks, ndryshimet e dukshme në modelin e rradhës të Galaxy, i cili nuk është vendosur të dalë deri vitin e ardhshëm, përfshijnë një kamera të përparme të ripozicionuar, e cila qëndron në krye të pajisjes si i vetmi kufizim i ekranit. 

Në vend që të qëndrojë e pozicionuar në anë të pajisjes, sugjerohet se modeli i ardhshëm i Samsung do të ketë një kamera të vendosur në krye të ekranit, në mes. Ky ndryshim ka të ngjarë të jetë i mirëpritur nga përdoruesit e Samsung duke pasur parasysh që vendosja e tanishme e kamerave selfie të Galaxy mund të bëjë që fotografitë e përparme të jenë të vështira për tu kornizuar. 

Përveç kamerës së re të përparme, lentet e pasme të telefonit gjithashtu do të pësojnë disa ndryshime. Një grup në anën e pasme do të ketë deri në pesë lente të veçanta të përhapura nëpër dy rreshta vertikalë dhe gjenden të vendosura në krye, në të majtë të pjesës së pasme të pajisjes. 

Këto lente mund të ofrojnë zmadhim më të madh dhe mund të përfshijnë versione me ndjeshmëri të lartë dhe me kënd të gjerë. Gjithashtu mendohet se kamerat e pasme do kenë një rezolucion të lartë prej 108 megapiksel të zhvilluar nga Samsung në partneritet me Xiaomi. 

Ekrani gjithashtu duket të jetë pak më i lakuar se S10 dhe raportohet se do jetë një ekran AMOLED 6.7 inç. Gjithësesi është ende e paqartë nëse të gjitha specifikimet do të përfshihen në produktin përfundimtar të Samsung që pritet të zbulohet në shkurt.


Më të lexuarat