Secondary Adv

Testohet skaneri 3D rrotullues ne aeroporte

Share on Google+

Studiuesit po testojnë teknologjinë e re që e quajnë “Innovation Checkpoint’ për të shmangur ankesat e udhëtarëve për elektronikën, lëngjet dhe heqjen e këpucëve.

 

Procesi do të përdorë një sensor në një dron për të zbuluar bomba të bëra në shtëpi, dhe skanerët të aftë për të hetuar sendet në një valixhe, kështu që asgjë nuk është e nevojshme të hiqet. 

Këta shkencëtarë kanë krijuar së bashku me Departamentin e Sigurisë së Transportit një sensor të quajtur "nuhajtja dixhitale", i cili do të çiftëzohet me një dron dhe thuhet se zbulon eksplozivë më mirë sesa një qen i cili nuhat bombën. Sensori është ende në fazat e hershme të zhvillimit, por do të jetë sa madhësia e një smartphoni kur të përfundojë. 

Ekipi ka hartuar gjithashtu një xhel që ata e quajtën "Schmoo", të cilin TSA mund ta vendosë rreth eksplozivëve ose kimikateve të rrezikshme për t'i hequr ato me siguri nga aeroporti. Dhe pjesa e fundit e kësaj serie përfshin një mënyrë të re për të skanuar valixhet, pa qënë nevoja që udhëtarët të heqin sendet. 

Kur udhëtarët lëvizin drejt pikës së kontrollit, ata do të takohen me disa tabela mesazhesh. Ata pastaj skanojnë pasaportën e tyre në lexuesit e rinj të identitetit për të vërtetuar identifikimin e tyre dhe konfirmuar itinerarin, pa qenë e nevojshme të tregojnë biletën. 

Skanuesit e rinj mund të shohin më lehtë përmes gjithë rrëmujës në çanta. Teknologjia aktualisht po testohet në një aeroport në Las Vegas, Nevada, por TSA shpreson që ta kalojë atë në të gjithë vendin deri në vitin 2022. 


Më të lexuarat