Secondary Adv

Krijohet sistemi qe kthen mjegullen ne uje

Share on Google+

Një sistem i quajtur 'avullues' i cili mund të kthejë mjegullën e shkretëtirës në ujë është zhvilluar së fundmi nga shkencëtarët.    

 

Studiuesit u frymëzuan nga një lloj insekti që jeton në shkretëtirën jugore afrikane të Namib që mund të shndërrojë mjegullën në ujë duke përdorur shpinën e saj me formë të pabarabartë. 

Duke shfrytëzuar këtë teknikë natyrore, ekipi shpreson të ndihmojë luftën kundër mungesës së ujit në rajon dhe më gjerë. Parime të ngjashme ndoshta mund të përdoren për të hartuar shishe uji që janë të afta të mbledhin mjegull, duke bërë të mundur një burim më të lëvizshëm, tha inxhinieri nga Universiteti i Illinois. 

 

Përparimet në teknologjinë e korrjes së mjegullave mund të ofrojnë një burim shtesë të ujit të freskët në zonat bregdetare me mjegull me pak reshje. Zgjidhjet aktuale për mbledhjen e ujit bazuar në këtë punë, zakonisht mbështeten në rrjeta gjigande, të frymëzuara nga mënyra se si pemët mbledhin ujin nga mjegulla. 

Qasje të tilla munden që në një ditë mesatare, të mbledhin rreth 53 litra ujë. Një projekt në Marok përdor 600 metra katrorë rrjetë për të kapur pikëzat, duke siguruar ujë të mjaftueshëm për më shumë se 400 njerëz në pesë fshatra. Namibia është një nga zonat më të thata në botë, dhe zakonisht ka vetëm 1.4 centimetër shi në vit. 

Korrja e mjegullës si burim i ujit të freskët është një zgjidhje praktike për banorët e shkretëtirave të mjegullta bregdetare, shpjegoi Z. Chan. Përmbajtja e ujit dhe shpeshtësia e formimit të mjegullave mund të ndryshojnë në varësi të vendndodhjes. 

Pothuajse 850 milion njerëz në të gjithë botën kanë mungesë të qasjes në ujë të pijshëm, ekuivalent i më shumë se një në dhjetë anëtarëve të popullatës globale.


Më të lexuarat