Secondary Adv

10 vendet me te ndotura ne bote per 2019

Share on Google+

Ndotja jo vetëm që dëmton planetin tonë, por gjithashtu ka efekte negative në gjendjen shëndetësore të njerëzve.  

 

Ndotja e ajrit e shkaktuar nga djegia e karburanteve fosile në fabrika, makina, avionë dhe energji elektrike mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore. Edhe përdorimi i produkteve aerosol dhe pesticideve mund të ndikojë në ajrin që thithim. Njerëzit mund të përballen me probleme shëndetësore siç janë problemet me frymëmarrjen, përkeqësimi i astmës apo edhe defektet e lindjes nga ndotja e ajrit. 

 

Toka dhe uji ynë gjithashtu mund të ndoten. Kjo mund të shkaktohet nga mbeturinat apo edhe hedhja e kimikateve nga industritë. Gjithsej 92 kombe u vlerësuan për të përcaktuar se cili kishte numrin më të madh të PM 2.5, me fjalë të tjera, cilat kombe ishin më të ndoturit. Më poshtë renditen 10 shtetet me nivelin më të lartë të ndotjes, sipas një matjeje botërore të realizuar.  

 

Bangladesh 

Pakistan 

Indi 

Afganistan

Bahrain 

Mongoli 

Kuvait 

Nepal 

Emiratet e Bashkuara Arabe 

Nigeri 



Më të lexuarat