Secondary Adv

Pylli prej betoni, struktura e printuar ne 3D

Share on Google+

Studioja arkitekturore MEAN ka propozuar një strukturë të shtypur në 3D për një rrethrrotullim për të mirëpritur vizitorët në ekspozitën 2020 në Dubai.   

 

Struktura e lartë prej 8 metrash zbulon një “pyll hapësinor”, të ndërtuar përmes elementeve të betonit tëcilat ngjasojnë me palmat. 

Bazuar në vizionin e Shejh Muhamed Bin Rashid Al Maktoum, ne dëshirojmë ta bëjmë Dubain kryeqytetin printues 3D të botës, shpjegon studioja arkitekturore MEAN. Ne kemi krijuar një strukturë posaçërisht për shtypjen 3D në beton. 

Duke përdorur metodën robotike për printimin 3D të betonit, MEAN gjithashtu ka evituar mbetjet e materialeve të zakonshme të ndërtimit, duke qënë më miqësor me mjedisin. Elementët e betonit të shtypur në 3D krijojnë energji gjatë orëve të ditës përmes paneleve diellore transparente, bashkangjitur në majat e strukturave. 

Gjatë natës, ato kthehen në animacione me mënyra të ndryshme ndriçimi, të destinuara për të mirëpritur vizitorët në eventin e ekspozitës. Pjesët e strukturave të betonit janë të pajisura me ndriçim LED të fshehur, që është programuar të shkëlqejë me modele të ndryshme. 

Monumenti i ekspozitës 2020 është krijuar për t'i bërë ballë klimës së ashpër të shkretëtirës me shumë pak mirëmbajtje. Panelet diellore janë të vendosura rreth 360° në qendër të rrethrrotullimeve, për të kapur sasinë maksimale të energjisë gjatë gjithë ditës, dhe të përkulura për të nxjerrë jashtë rërën që vjen nga stuhitë e rërës. 


Më të lexuarat