Secondary Adv

10 qytetet me te sigurta ne bote per 2020

Share on Google+

Më shumë se gjysma e popullsisë së botës sot banon në qytete, dhe një dukuri e tillë shenon sfida të shumta të urbanizimit për vende të ndryshme. 

 

Nuk është sekret se bota po zhvillohet me një normë befasuese dhe urbanizimi tejkalon pritshmëritë e parashikuara. Më shumë se gjysma e popullsisë së botës sot banon në qytete dhe ky numër pritet të rritet në 68 përqind deri në vitin 2050. Vendet në zhvillim ecin përpara me shpejtësi në këtë skenar, por nganjëherë ata nuk janë në gjendje të përballojnë sfidat që sjell urbanizimi. Garantimi i sigurisë për qytetarët e saj është një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballen këto vende. Në mënyrë të parashikueshme, qytetet më të sigurta në botë renditen lart në indeksin e zhvillimit njerëzor i cili automatikisht përkthehet në një siguri më të mirë.  

 

Çdo vit Njësia e Inteligjencës Ekonomiste, azhornon Indeksin e Qyteteve të Sigurta (SCI) që i përgjigjet pyetjes se cilat janë qytetet më të sigurta në botë. Ekzistojnë katër fusha të dallueshme për të cilat përqendrohet SCI që përfshijnë dixhitale, infrastrukturë, shëndetësi dhe siguri personale. Ndërsa disa nga qytetet më të sigurta ndodhen në Azi, kjo prirje nuk ka asnjë lidhje me gjeografinë por aftësinë e këtyre vendeve për t'u kujdesur në mënyrë të duhur për nevojat e qytetarëve të saj. Kjo listë e qyteteve më të sigurta në botë është një pikë e madhe referimi. 

 

Melburn, Australi 

Stokholm, Suedi 

Seul, Korea e jugut 

Kopenhagen, Danimarkë 

Toronto, Kanada 

Sidnej, Australi 

Amsterdam, Hollandë 

Osaka, Japoni  

Singapor

Tokio, Japoni 


Më të lexuarat