Secondary Adv

Perfundon ndertesa me e madhe e shtypur ne 3D

Share on Google+

Ka përfunduar zyrtarisht ndërtimi i strukturës më të madhe në botë të shtypur në 3D në Dubai.   

 

Struktura dy-katëshe do të përdoret si një zyrë për funksione të përgjithshme administrative nga Bashkia e Dubait. Ajo u krijua në bashkëpunim me Apis Cor, një kompani ndërtimi dhe printimi 3D në Boston. 

Ndërsa ekziston një ndërtesë më e lartë në botë e ndërtuar përmes teknologjisë së printimit 3D, një godinë apartamentesh pesë katëshe në Suzhou, Kinë prej 90 metrash, ndërtesa e Dubait ka shtrirjen më të madhe në metër katrorë. 

Ndërtesa ishte ngritur në një themel prej betoni të hedhur para, në majë të të cilit printeri 3D ndërtoi muret duke përdorur një përzierje të tharjes së shpejtë të mbeturinave të ricikluara të ndërtimit, çimentos, gipsit dhe komponimeve të tjera. 

Materiali për shtypje 3D është afërsisht 50 përqind më i lehtë se betoni konvencional dhe në thelb më i qëndrueshëm. Printeri 3D skicoi muret me shtresa të materialit disa inç të trashë, pastaj u ngrit ngadalë lart, derisa muret të ishin në lartësinë e plotë. 

Kur muret përfunduan, ekipi i ndërtuesve, instaluan çatinë, hapën hapësira për dritare dhe mbushën muret me izolim. Për Bashkinë Dubai, projekti është vetëm fillimi i asaj që shpreson se do të jetë një angazhim i gjatë për ndërtesat 3D të shtypura. 

Zyrtarët e qytetit thonë se duan që 25 përqind e të gjithë ndërtimeve të reja të jenë ndërtesa të shtypura në 3D deri në vitin 2030. Sipas vlerësimeve të qytetit, kalimi në shtypjen 3D do të zvogëlojë punën e nevojshme për ndërtimin e ndërtesave me 70 përqind dhe do të shkurtojë kostot e ndërtimit me 90 përqind.


Më të lexuarat