Secondary Adv

Sistemi i perforcimit anti-sizmik RÖFIX SismaCalce

Share on Google+

RÖFIX SismaCalce® System

Sistemi i përforcimit anti-sizmik RÖFIX SismaCalce® është i përbërë nga një rrjetë speciale RÖFIX SismaProtect® e cila përdoret në kombinim me llaçin mineral me bazë hidraulike RÖFIX SismaCalce®.

 

Sistem ky i përshtatshëm mbi të gjitha llojet e bazamenteve dhe për ndërtesa të reja dhe të vjetra. Rrjeta anti-sizmike RÖFIX SismaProtect, me fibra xhami dhe fibra sintetike speciale, e thurur me kuadratë të shumtë, karakterizohet nga një rezistencë e lartë ne të gjitha drejtimet, me një kapacitet të lartë për shpërndarjen e energjisë sizmike.

Rrjeta RÖFIX SismaProtect në kombinim me llaçin RÖFIX SismaCalce krijon një sistem dinamik mbrojtje, në mënyrë aktive, të aftë për shpërndarjen e energjisë sizmike dhe thithjen e tensioneve në mënyrë efektive në rast tërmeti, duke mbrojtur nga rreziqet e dëmtimeve që mund të çojnë në shembjen e mureve.

Falë rrjetës specifike RÖFIX SismaProtect, sistemi SismaCalce zvogëlon masën e dëmtimit në rastin e tërmeteve të butë dhe përmison sigurinë e ndërtesës dhe sigurinë e njerëzve në rastin e ngjarjeve të forta sizmike.

Rrjeta RÖFIX SismaProtect është krejtësisht i përshtatshëm edhe në rastin e restaurimit të çarjeve. Është e nevojshme një aplimim i saktë i rrjetës në llaç dhe të sigurohet një mbulim i mjaftueshëm i rrjetës. Është e rëndësishme që shtresat e sistemit të aplikohen sipas udhëzimeve në skedën teknike të llaçit RÖFIX SismaCalce® dhe rrjetës RÖFIX SismaProtect ®

Per me teper klikoni: Rofix Albania

 


Më të lexuarat