Secondary Adv

Samsung prezanton dritaren inteligjente

Share on Google+

Samsung ka zbuluar një dritare të re të zgjuar e cila do të lëshojë dritë natyrale me spektër të plotë përgjatë gjithë ditës për të simuluar rrezet e diellit.  

 

E quajtur SunnyFive, dritarja është e destinuar për njerëzit që jetojnë në hapësira me ajrosje të pakët ose që vuajnë nga çrregullimi afektiv sezonal. 

Për dallim nga llampat e tjera të terapisë së dritës, SunnyFive do t'i lejojë përdoruesit të programojnë 'skenarët e diellit' të personalizuar, përmes një aplikacioni shoqërues, duke krijuar cilësimet e tyre për temperaturën e ngjyrave, shkëlqimin dhe këndin e dritës. 

SunnyFive gjithashtu mund të ndryshojë automatikisht këndin dhe intensitetin e dritës gjatë gjithë ditës për të simuluar lëvizjen e diellit. Dritarja mund të vendoset si një orë alarmi, duke prodhuar një dritë të ndritshme të mëngjesit për të zgjuar butësisht përdoruesit e saj edhe në mëngjeset më të errëta të dimrit. 

Sipas Samsung, drita do të ndihmojë në stimulimin e prodhimit të vitaminës D të ngjashme me atë që bën rrezet e diellit, por pa shqetësimin e shtuar për 'plakjen e lëkurës ose djegien nga dielli'. 

Eshtë e paqartë se cilat janë planet e Samsung për SunnyFive, kompania nuk ka njoftuar një datë të lëshimit ose çmim për produktin. Bazuar në një prototip të hershëm të quajtur Sunnyside, SunnyFive ishte vetëm një nga pesë projektet e reja nga C-Lab.


Më të lexuarat