Secondary Adv

Femijet permbajne antitrupa te gatshme

Share on Google+

Fëmijët mund të infektohen me koronavirusin e ri, por kanë në të njëjtën kohë antitrupa kundër sëmundjes në gjakun e tyre, sugjeron një studim i ri. 

 

Studiuesit zbuluan se 15 përqind e pacientëve pediatrik kishin virus dhe një përgjigje imune të ngritur njëkohësisht. Pacientëve më të rinj u duhej gjithashtu dy herë më shumë kohë për të pastruar koronavirusin nga sistemet e tyre sesa pacientët në adoleshencën e tyre dhe në fillim të të 20-ave.

Ekipi, nga Spitali Kombëtar i Fëmijëve, në Uashington DC, thotë se gjetjet ende lënë shumë pyetje pa përgjigje si për sa kohë fëmijët janë infektivë dhe në cilën pikë ata fillojnë të bëjnë antitrupa që veprojnë kundër COVID-19. Për studimin ekipi shqyrtoi më shumë se 6,300 fëmijë që rezultuan pozitivë për COVID-19 dhe 215 fëmijë që iu nënshtruan testit të antitrupave. 

Të gjithë ata ishin pacientë në Children National ndërmjet 13 mars dhe 21 qershor. Studiuesit zbuluan se pacientëve midis moshës gjashtë dhe 15 vjeç u duhej gati dy herë më shumë kohë për të pastruar virusin sesa pacientët e moshës 16 deri në 22 vjeç. 

Pacientët më të rinj u testuan negativë pas një kohe mesatare prej 32 ditësh krahasuar me pacientët më të mëdhenj që pastruan virusin pas një mesatare kohe prej 18 ditësh. Për më tepër, femrave në grupin e pacientëve më të rinj iu desh shumë më shumë,rreth 44 ditë ditë për të pastruar virusin krahasuar me 25.5 ditë për meshkujt në të njëjtën grupmoshë. 

Ekzistojnë dy lloje kryesore të antitrupave. Antitrupat IgM bëhen nga trupi disa ditë pas infektimit ndërsa antitrupat IgG prodhohen në fazat e vona të infeksionit dhe mund të qëndrojnë deri në muaj dhe ndoshta vite pasi një person është shëruar. 


Më të lexuarat