Secondary Adv

Asfalti ndotes i madh i ajrit

Share on Google+

Asfalti është një burim i madh i ndotësve të ajrit në zonat urbane, veçanërisht në ditët e nxehta dhe me diell, pretendon një studim i ri. 

 

Substanca ngjitëse e zezë, e cila shpesh shihet duke u shtypur nga makineritë në vendet e ndërtimit, gjendet në rrugë, çati, trotuare dhe rrugëkalime. Por shkencëtarët besojnë se emetimet e tij kimike nuk janë llogaritur në planet e menaxhimit të cilësisë së ajrit urban. 

Studiuesit e Yale zbuluan se emetimet kimike nga asfalti prodhojnë sasi më të mëdha të aerosolit sekondar organik, grimca të vogla me efekte në shëndetin publik, në kushtet e verës. Emisionet nga asfalti i rrugës u rritën me ekspozimin vetëm 'të moderuar' ndaj rrezatimit diellor me një masiv prej 300 përqind.  

Emisionet nga automjetet me djegie të karburantit ka të ngjarë të ulen në vitet në vazhdim, pasi ato gradualisht zëvendësohen nga makina elektrike. Sidoqoftë, emetimet e asfaltit do të vazhdojnë të kenë ndikim në ndotjen e ajrit dhe shëndetin publik, veçanërisht në dritën e lartë dhe kushtet e nxehtësisë.

Gjetja e mënyrave për t'i bërë rrugët më miqësore me mjedisin është aq e rëndësishme sa të bësh të njëjtën gjë për makinat dhe kamionët, pretendojnë ekspertët. Një zbulim kryesor është se produktet e lidhura me asfaltin lëshojnë përzierje të konsiderueshme dhe të ndryshme të përbërjeve organike në ajër, me një varësi të fortë nga temperatura dhe kushtet e tjera mjedisore.

Ndotja PM2.5 tashmë është treguar e lidhur me rritjen e vdekshmërisë nga sëmundje të tilla si sëmundjet e zemrës në jetën e mëvonshme. Ekipi gjithashtu shqyrtoi se çfarë ndodh kur asfalti ekspozohet ndaj rrezatimit mesatar të diellit ose rrezeve të diellit. Ata panë një rritje prej 300 përqind të emetimeve për asfaltin e rrugës krahasuar me kushtet pa rrezet e diellit, duke treguar se si nxehtësia ashtu edhe drita janë ndikues.


Më të lexuarat