Secondary Adv

MIS-A, semundja misterioze qe lidhet me Covid

Share on Google+

Një sëmundje e identifikuar rishtazi që prek fëmijët dhe është e lidhur me Covid-19 gjithashtu prek të rriturit, ka zbuluar një raport i ri.   

 

Raporti, nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), paralajmëron se sindroma multisistem inflamatore ’(MIS-A) mund të jetë edhe fatale për të rriturit. MIS-A u identifikua për herë të parë tek fëmijët në Prill, dhe shkakton rritjen e inflamacionit të organeve të shumta. 

Ka disa simptoma kryesore, përfshirë ethe për më shumë se 5 ditë, skuqje, gjëndra të ënjtura në qafë, buzë të thata, të çara, gishtërinj të duarve ose këmbëve të kuq, sy të skuqur dhe diarre. 

Studimet kanë treguar se MIS-A është e lidhur me koronavirusin, me shumë pacientë që rezultojnë pozitivë për virusin, ose kanë antitrupa kundër tij, duke treguar një infeksion të fundit. Tani, CDC ka identifikuar 27 raste të MIS-A tek të rriturit, të moshës 21-50 vjeç. 

Në raport, studiuesit thanë: Këta 27 pacientë kishin simptoma kardiovaskulare, gastrointestinale, dermatologjike dhe neurologjike pa sëmundje të rëndë të frymëmarrjes dhe njëkohësisht morën rezultate pozitive të testit për SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19. 

Raportet e këtyre pacientëve nxjerrin në pah njohjen e një sëmundjeje të referuar këtu si sindromi inflamator multisistem tek të rriturit (MIS-A), heterogjeniteti i shenjave dhe simptomave klinike dhe roli i testimit të antitrupave në identifikimin e rasteve të ngjashme midis të rriturve.


Më të lexuarat