Secondary Adv

Humbja e nuhatjes mund te zgjase me muaj

Share on Google+

Humbja e shqisës së nuhatjes dhe shijes janë simptoma të zakonshme të Covid-19 dhe të dhënat e reja tregojnë se prek 86 përqind të individëve me raste të lehta.

 

Sidoqoftë vetëm 4.5 % e njerëzve me raste të moderuara dhe 6.9 përqind në raste të rënda deri te ato kritike thonë se i kanë këto simptoma. Studimi nga Universiteti Paris Saclay gjithashtu zbulon se për një të katërtën e njerëzve (24.1 %) nuhatja dhe shija e tyre nuk kthehen brenda 60 ditësh nga infektimi.

Por shumica dërrmuese (95%) e të gjithë pacientëve e rigjen ndjesinë e tyre të nuhatjes gjashtë muaj pas infektimit. Shifrat ndryshojnë në varësi të faktit nëse simptoma raportohet nga vetë pacienti ose mjeku. Vlerësimet objektive klinike gjetën një humbje të nuhatjes në 54.7% të rasteve të lehta të COVID-19 dhe 36.6% të rasteve mesatare deri në kritike të COVID-19.

Dhe dy muaj më vonë pothuajse një e katërta e pacientëve vuanin ende nga mungesa e nuhatjes, e njohur gjithashtu si anosmi. Studiuesit shqyrtuan të dhëna anonime nga më shumë se 2,000 njerëz në 18 spitale të ndryshme evropiane.

Mosfunksionimi i nuhatjes është më i përhapur në format e lehta COVID-19 sesa në format mesatare deri në kritike, dhe 95 për qind e pacientëve rimarrin ndjesinë e nuhajtjes në gjashtë muaj pas infektimit. Koha mesatare e këtij 'mosfunksionimi të nuhatjes' të raportuar nga pacientët ishte 21,6 ditë, zbuluan studiuesit.

Pacientët e rinj mund të kenë një normë më të lartë të anosmisë krahasuar me njerëzit e moshuar. Hipoteza kryesore që qëndron në themel të prevalencës më të lartë të anosmisë në COVID-19 të lehtë do të konsistonte në ndryshime në përgjigjen imune ndaj infeksionit në pacientë në gjendje të lehtë dhe të moderuar deri në kritikë.


Më të lexuarat