Secondary Adv

Projekti i Muzeut ne Dubai i mbuluar me kaligrafi

Share on Google+

Muzeu i së Ardhmes do përmbajë ekspozita mbi dizajnin inovativ dhe u krijua për të pasur një formë dinamike që përfaqëson pamjen e qeverisë Dubai për të ardhmen.

 

E vendosur përgjatë linjës së ngritur të trenave në Dubai, një distancë e shkurtër nga Burj Khalifa, ndërtesa në formë rrethore formon një unazë rreth një boshllëku që ishte projektuar për të përfaqësuar njohuri të panjohura.

Muzeu i së Ardhmes synon të jetë një katalizator për konceptet dhe idetë pioniere, duke frymëzuar ata që shohin dhe vizitojnë ndërtesën për të përtëritur, krijuar dhe zbuluar, tha Tobias Bauly, drejtor i projektit në Buro Happold. Koncepti thelbësor i ndërtesës ishte krijimi i një forme që përfaqëson vizionin e klientit për të ardhmen, dinamike dhe inovative, tha ai.

Forma e vecantë e ndërtesës kap energjinë e përhershme të qytetit. Pjesa e jashtme e ndërtesës është e mbuluar me dritare që formojnë një poezi nga sundimtari i Dubai Sheik Mohammed për vizionin e tij për të ardhmen e qytetit, shkruar me kaligrafi arabe.

Për të krijuar formën e dëshiruar dhe veshjen unike, ndërsa synon një vlerësim të qëndrueshmërisë së LEED Platinum, ku Killa Design dhe Buro Happold zhvilluan mjete të reja të modelimit parametrik.

Këto përfshinin një "algoritëm të rritjes" që u përdor për të "rritur dixhitalisht" strukturën e brendshme të çelikut të ndërtesës. Mjetet e projektimit parametrik u zhvilluan për projektin për të zgjidhur sfidat specifike të dizajnit dhe ndërtueshmërisë, tha Bauly.


Më të lexuarat