Secondary Adv

Nje balone do ju coje drejt hapesires ne 2024

Share on Google+

Një firmë e turizmit hapësinor thotë se do mund t'ju dërgojë në stratosferë me balonë deri në 2024, por 1 vend i vetëm në fluturimin komercial do kushtojë 50,000 dollarë.

 

World View Enterprises po punon në sistemin e bazuar në balona në Tucson, Arizona, ku thotë se do të marrë njerëz deri në një lartësi prej 100,000ft ose 18 milje.

Kjo është disi larg nga lartësia 50 milje që NASA e konsideron hapësirë, por World View thotë se udhëtarët e saj do të shohin lakimin e Tokës dhe errësirën e hapësirës.

Udhëtimet pritet të zgjasin rreth 6 deri në 8 orë, por ata planifikojnë të ofrojnë gjithashtu një aventurë 5 ditore që do të shohë udhëtarët të fluturojnë mbi monumentet historike.

World View thotë se çdo vend do të jetë një zonë me bukuri natyrore, ose me rëndësi kulturore dhe historike si Piramidat e Gizës dhe monumentet e tjera. Secila nga kapsulat që i çon njerëzit në stratosferë do të jetë në gjendje të transportojë 8 pasagjerë, dhe udhëtimi përshkruhet si "i qetë dhe i butë".

Ndryshe nga opsionet e tjera të turizmit hapësinor, World View thotë se opsioni i tij i përshtatet të gjitha moshave dhe niveleve të fitnesit.

Firma është ende duke punuar në modelin përfundimtar të kapsulës dhe ka nevojë për miratim nga Administrata Federale e Aviacionit para se të ofrojë fluturime komerciale, por është e bindur se fluturimi i parë do të jetë rreth vitit 2024.


Më të lexuarat