Secondary Adv

Perfundon ferma diellore lundruese me e madhe ne Europe

Share on Google+

Ferma diellore më e madhe lundruese e Evropës është gati të gjenerojë 7.5 gigavat-orë në vit duke filluar nga korriku, sipas Reuters.

 

Ferma diellore është ndërtuar nga kompania kryesore e Portugalisë Energias de Portugal (EDP), në liqenin më të madh artificial të Evropës Perëndimore, rezervuarin Alqueva.

Një grup i madh prej 12,000 panelesh diellore, me madhësinë e katër fushave të futbollit, zhvendosen nga dy rimorkiatorë në ankorimin e tyre.

Panelet diellore do të shoqërohen gjithashtu me bateri litiumi që mund të ruajnë 2 GWh. Ai do të jetë në gjendje të furnizojë me energji rreth 1500 familje.

Miguel Patena, drejtor i grupit EDP i ngarkuar me projektin diellor, tha se energjia elektrike e prodhuar nga parku lundrues, me një kapacitet të instaluar prej 5 MW, do të kushtonte 1/3 e asaj që prodhohet nga një central me gaz.

"Ky projekt është parku diellor lundrues më i madh në një digë hidro në Evropë, është një pikë referimi shumë e mirë," tha Patena.


Më të lexuarat