Secondary Adv

Krijohet veshja e dritares qe zevendeson kondicionerin

Share on Google+

Me temperaturat globale në mbarë botën që vazhdojnë të rriten, kërkesa për ajër të kondicionuar në ndërtesa po rritet.

  

Shkencëtarët nga Universiteti Kyung Hee në Seul besojnë se mund ta kenë zgjidhjen për këtë çështje, në formën e një shtrese transparente të dritares.

Veshja ul temperaturën brenda ndërtesave, pa shpenzuar asnjë vat energji, sipas studiuesve. Studimet e mëparshme kanë vlerësuar se ftohja përbën rreth 15 për qind të konsumit global të energjisë.

Në dritaret normale të xhamit, drita ultravjollcë dhe infra e kuqe e diellit është në gjendje të kalojë, duke bërë që dhoma të nxehet. Për të parandaluar këtë, ekipi filloi të zhvillonte një shtresë dritareje që mund të bllokonte rrezet ultravjollcë dhe infra të kuqe të diellit.

Ata gjithashtu synonin të bënin një shtresë që mund të rrezatonte nxehtësinë nga sipërfaqja e dritares në një gjatësi vale që kalon përmes atmosferës në hapësirën e jashtme.

Dhe veshja e dritareve nuk është e kufizuar vetëm në ndërtesa. Mund të aplikohet gjithashtu në xhamat e makinave dhe kamionëve për t'i mbajtur automjetet të freskëta, sipas ekipit.


Më të lexuarat