Secondary Adv

TWIN-ON TEKNOLOGJI: Dy gjeneratore, nje inteligjence e vetme | FMT GROUP

Share on Google+

FMT Group

I sigurtë dhe shumë përdorimësh, gjeneratorët TWIN-ON përmbajnë dy gjeneratorë në të njëjtën kabinë të papërshkueshme nga zëri i cili lejon gjeneratorët të veprojnë si një gjenerator i vetëm në të njëjtën shasi.

Të dy gjeneratorët mund të përdoren njëkohësisht për të rritur fuqinë ose individualisht. Ky princip lejon një riparim dhe mirëmbajtje të lehtë. Në rastin e një defekti në një nga motorat, ngarkesa i kalon në mënyrë të përkohshme motorit tjetër.

 

Gjeneratori juaj TWIN-ON mund të prodhohet sipas kërkesave që keni, me fuqi, aksesorë dhe programim në bazë të specifikave të çdo klienti.

 

Qëndrueshmëria dhe lehtësia në përdorim

Kontrollerat elektronik të të dy gjeneratorëve komunikojnë me njëri-tjetrin automatikisht, duke e bërë sistemin më të thjeshtë.

 

Gjeneratorët TWIN-ON janë zgjidhja më e mirë për evente, spitale, ose në aplikime të cilat duan qëndrueshmëri dhe tolerancë të lartë nga defektet, pa mungesë energjie.

 

Njihet si "Zgjidhje me Kosto Efektive"

Kostot e investimit fillestar do të jenë më të ulët për gjeneratorët TWIN-ON. Teknologjia FMT TWIN-ON ju lejon të kurseni deri në 30% në koston totale.

Për më tepër, përdorimi i teknologjisë FMT TWIN-ON do të reduktoj kostot operacionale dhe kostot e mirëmbajtjes periodike, pasi pjesët e këmbimit të motorëve më të vegjël janë më të lirë dhe lehtësisht të aksesueshëm. Përdorimi i motorave TWIN-ON ju lejon të kurseni deri në 30% të kostos vetëm prej perdorimit të vajit të motorit në çdo mirëmbajtje.

 

Teknologjia TWIN-ON ju lejon të përdorni një ngarkesë të ulët duke përdorur vetëm një nga dy motorët.

Në këtë mënyrë, ju do të shmangni përdorimin e një gjeneratori me fuqi të madhe për një ngarkesë të ulët, gjë e cila do të sillte dëmtimin e motorit.

 

Një nga avantazhet më të rëndësishme është rasti i një avarie e cila ndalon një nga dy motorët. Në këtë rast motori tjetër do të vazhdojë të punojë. Kjo do të thotë se gjeneratori do të vazhdojë të japi 50% të fuqisë edhe në momentet e problemeve teknike.

 

Për më tepër, secili nga motorët mund të riparohet ndërkohë që tjetri vazhdon të punojë.

 

Kliko mbi logo per kontaktet e kompanisë FMT Group

FMT Group


Më të lexuarat