Secondary Adv

Projekti i autostrades 93 km te ciklizmit ne Dubai

Share on Google+

Studio e arkitekturës Urb ka propozuar krijimin e The Loop si një autostradë e mbuluar për çiklistët dhe këmbësorët që do të mbështillej rreth Dubait.

 

I parashikuar për të inkurajuar tre milionë banorët e Dubait që të kalojnë nga makinat në mënyra më të shëndetshme transporti, The Loop do të përfshijë gjithashtu një linjë hyperloop.

"The Loop synon ta bëjë Dubain qytetin më të lidhur në tokë me këmbë ose biçikletë," tha shefi ekzekutiv i Urb, Baharash Bagherian.

Nëse ndërtohet, struktura 93 kilometra e gjatë do të mbyllet brenda një tubi me xham dhe do të kishte një dysheme kinetike që do të prodhonte energji kur të shkelej.

Renderat e The Loop të publikuara nga studio tregojnë bimë dhe pellgje uji brenda strukturës gjarpëruese, e cila do të kontrollohej nga klima. Sipas Urb, inkurajimi i banorëve të Dubait për të ndërruar makinat me biçikleta do të kërkonte një "ndryshim sizmik".

Autostrada synon të jetë pjesë e një projekti më të gjerë për ta bërë Dubain një qytet 20-minutësh – ku banorët mund të hyjnë në rrethe të ndryshme brenda 20 minutave me këmbë ose me biçikletë.


Më të lexuarat