Secondary Adv

Teknologjia e re diellore qe pergjysmon faturat tuaja

Share on Google+

Një bllok banimi në Uells është pajisur me një sistem diellor ‘të parë në botë’ që lidh të gjitha banesat me të njëjtat panele në çati. 

 

Banorët e Odet Court në Cardiff do të kursejnë 50 % nga faturat e tyre të energjisë falë teknologjisë së re, e cila mund të plotësojë deri në 75 % të kërkesës për energji elektrike të çdo banese.

Prodhuesi australian Allume Energy pretendon se modeli i tij ‘SolShare’ është e vetmja teknologji që mundëson që energjia diellore nga një sistem i vetëm tavanesh të ndahet nga shumë shtëpi në të njëjtën ndërtesë.

Qeveria e Uellsit financoi projektin pionier me qiradhënësin e banesave sociale Wales & West Housing, si pjesë e një programi rinovimi mbarëkombëtar.

Blloqet e banesave në të gjithë Europën së shpejti mund të përfitojnë nga eko-novacioni. Allume Energy thekson se 300 milionë europianë jetojnë në ndërtesa banimi të ulëta dhe të mesme me hapësirë për çati për diell.

Sistemi i ri është i përshtatshëm për projekte të rinovimit, si dhe për ndërtime të reja, pasi nuk kërkon ndonjë ndryshim në infrastrukturën ekzistuese të furnizimit dhe matjes.

Sistemi i çatisë ka potencialin për të përmbushur 55 deri në 75 % të kërkesës për energji elektrike të çdo banese.


Më të lexuarat