Secondary Adv

Deshton misioni i Rusise ne Hene, rrezohet anija kozmike ruse

Share on Google+

Anija kozmike ruse Luna-25 u rrëzua në Hënë pasi u rrotullua në një orbitë të pakontrolluar, siç njoftoi sot agjencia ruse e hapësirës Roskosmos.

 

“Sipas rezultateve të një analize paraprake, për shkak të devijimit të parametrave aktualë të shtytjes nga ato të llogaritura, anija kozmike Luna-25 kaloi në një orbitë jashtë dizajnit dhe pushoi së ekzistuari si rezultat i një përplasjeje me sipërfaqen e Hënës”, thuhet në deklaratën e Roskosmos.

Kujtohet se më 11 gusht nga kozmodromi Vostochny është lëshuar një raketë Soyuz me “Luna-25”, ndërsa në datën 16 të muajit ka hyrë në orbitën e Hënës.

Anija kozmike ruse ishte planifikuar të ulej në polin jugor të Hënës të hënën për të kërkuar ujë të ngrirë. Misioni i parë rus në hënë në 47 vjet dështoi pasi anija e saj kozmike, Luna-25, doli jashtë kontrollit dhe u rrëzua në Hënë.

Luna-25 ishte planifikuar të ulej në polin jugor të Hënës sot, më 21 gusht, sipas zyrtarëve rusë të hapësirës.


Më të lexuarat