Metal Kostruksion Vata realizon strukturen monumentale ne Napoli
Një çelës gjigand, konstruksioni i të cilit u realizua nga Metal Konstruksion Vata, u vendos në qendrën 700 vjeçare të Napolit, Itali.
Artisti Alfred Mirashi, me origjinë shqiptare, në bashkëpunim me JeanWolfe nga Los Angeles, krijoi skulpturën e tij monumentale “Çelësi i të sotmes” në kuadrin e projektit “Çelësat e unitetit”.
Struktura metalike, u realizua nga kompania shqiptare Metal Kostruksion Vata.
Konstruksioni metalik që u realizua është 10 metra i gjatë dhe 20 metra i gjerë. Materiali i përdorur nga Metal Konstruksion Vata është çeliku "Corten", rezistent ndaj kushteve atmosferike (i qëndrueshëm dhe rezistent ndaj korrozionit).
Skulptura ka formën e një çelësi dhe quhet “Çelësi i të sotmes”, një vepër që intrigon një komunikim artistik që synon t’i japë zë heshtjes së diktuar nga skepticizmi dhe mëdyshja.
Skulptura gjigande është vendosur në qëndrën 700 vjecare të “Piazza Mercato”, në Napoli dhe ka tërhequr shumë vëmendjen e ndjekësve të artit.
Kliko mbi logo per kontaktet e kompanisë Vata Metal Konstruksion