Secondary Adv

Panari i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër 2024

Share on Google+

Pallati i Kongreseve në Tiranë do të bëhet epiqendra e inovacionit dhe qëndrueshmërisë këtë nëntor, duke pritur për të tretin vit radhazi Panairin e Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër. 

 

Ky panair, që do të zhvillohet më 20-21 nëntor, synon të mbledhë profesionistë dhe ekspertë të sektorëve të energjisë dhe ndërtimit për të ndarë dhe diskutuar praktikat e qëndrueshme dhe zhvillimet më të fundit teknologjike, me fokus të veçantë në ekonominë e gjelbër dhe qarkulluese.

 


 

Sektori i energjisë në Shqipëri ka përjetuar një rritje të ndjeshme gjatë viteve të fundit, duke shënuar një hap të madh përpara me krijimin e Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike – ALPEX. Ky zhvillim, së bashku me objektivin ambicioz të Shqipërisë për t’u bërë një vend eksportues neto dhe plotësisht i pavarur në energji, tregon përkushtimin e vendit drejt një të ardhmeje të qëndrueshme.

 

Në këtë kontekst, rishikimi i kuadrit ligjor dhe investimet e konsiderueshme në projekte të energjisë së rinovueshme po luajnë një rol kyç. Ndryshimet dhe përmirësimet e këtyre dy sektorëve, energjisë dhe ndërtimit, po e çojnë Shqipërinë drejt një transformimi të rëndësishëm drejt ekonomisë së gjelbër, duke synuar jo vetëm sigurimin e qëndrueshmërisë mjedisore, por edhe forcimin e pozitës ekonomike të vendit.

 

Në edicionin e tretë të Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër, këto arritje do të jenë në qendër të vëmendjes, duke ofruar një platformë ku profesionistët dhe investitorët mund të diskutojnë dhe të ndajnë ide për të ardhmen e qëndrueshme të Shqipërisë.

 

Disa nga tematikat e këtij panairi janë :

Energjia e rinovueshme

Eficienca energjetike për gjithë sektorët

Eficienca në ndërtim

Impakti në mjedis

Ekonomia qarkulluese

Ndërveprimi dhe rrjetëzimi me prodhuesit dhe distributorët e teknologjive inovatore

Promovimi i praktikave të qëndrueshme në sektorët e energjisë dhe ndërtimit

Bashkëpunimet dhe partneritetet në kontekstin shqiptar dhe rajonal

 

Përfitimet kryesore për ekspozuesit në panair janë:

Mundësi rrjetëzimi dhe takime B2B

Mundësi biznesi për investitorë të rinj në Shqipëri dhe rajon

Informacion mbi burimet e rinovueshme të energjisë dhe format efiçente të energjisë

Prezantimi i teknologjive dhe shërbimeve më të fundit

Promovimi i bashkëpunimit ndërmjet aktorëve kryesorë në energji, mbrojtje mjedisore dhe ndërtim efikas

Inkurajimi i partneriteteve ndërmjet palëve të interesuara publike dhe private

Merrni pjesë në këtë event transformues që ka për synim të përcaktojë të ardhmen e sektorëve të energjisë dhe ndërtimit në Shqipëri, duke shtrirë ndikimin edhe në nivel rajonal.


Më të lexuarat