Secondary Adv

Cimento Hidroizoluese BAUMENT DS, Granitis

Granitis

 



Përshkrimi

Baument është një lloj çimentojë izoluese speciale e teknologjisë së re për

sipërfaqe vertikale dhe horizontale pa disavantazhet që kanë emulsionet

lyrëse.

 

APLIKIMI: Sipërfaqja që duam të mbulojmë duhet të jetë e pastër nga

yndyrnat, vajrat e ndryshme, pluhurat dhe të mos ketë mbetje kalbësirash.

Në një enë të pastër hedhim 7- 8 lt ujë dhe në vijim Baument DS 25kg duke

e trazuar deri sa të përfitohet një masë homogjene. Pas përzierjes së masës

e lëmë të qetësohet për 5 min dhe më pas e përziejmë përsëri. Sipërfaqja që

duam të izolojmë (beton ose suva) duhet të laget (për aplikime në sipërfaqe

horizontale psh: taraca shtojmë 5 kg Baulfex/thes dhe hedhim aq ujë sa

duhet). Sapo uji fillon të thithet në sipërfaqen që duam të izolojmë kalojmë

në Baument DS me një furçë, mistri ose spatul duke pasur kujdes që të

mbulohen të gjitha pikat. Materiali kalohet në dy shtresa deri në 1-1.5 mm

secila. Shtresa e dytë duhet të hidhet pas 2-3 orësh ose në ditën tjetër.

Shtrimi i tyre duhet të mos bëhet nëse temperatura do të jetë poshtë 5°C

dhe mbi 35°C. Mbi sipërfaqet e izoluara mund të kalohet pas 24 orësh.

KUJDES! Para përdorimit të Baument DS duhet të jemi të sigurtë se në 24

orët e ardhshme nuk do të bjerë shi.

KONSUMI: 2-3 kg/m

MAGAZINIMI: 9 muaj në thasë letre