Secondary Adv

Celiqe speciale ne form shufre, Sideral

Sideral

Pershkrimi

Celiqe speciale ne form shufre

Çeliqet speciale prodhohen nga STOMANA INDUSTRY në formë shufrash. Në mjediset e TEPROSTEEL në Pernik të Bullgarisë prodhohen gjithashtu edhe shufra të kalibruara, ose të quajtur ndryshe shufra me çelik me përqindje të lartë karboni, të pajisura me toleranca të veçanta dhe sipërfaqe të ndritshme.

 

Çeliqet speciale plotësojnë nevojat e aplikimeve mekanike të përdorura në industrinë automobilistike, industrinë e sistemeve pneumatike dhe hidraulike, industrinë e makinerive projektuese, makineritë bujqësore, sistemet industriale, etj.

 

Ato prodhohen me karbon dhe kategori çeliku me aliazh të ulët për përdorime të përgjithshme, për shuarje dhe temperim, forcim sipërfaqeje, kategori çeliku me mikro-aliazhe dhe prerje të lirë në përputhje me standardet evropiane, si edhe sipas specifikimeve të klientëve dhe përfshijnë:

 

• shufra të petëzuara në të nxehtë (diametri 22-120 mm) dhe

• shufra të kalibruara me zhveshje mekanike (diametri 30-115 mm)

 

Lista vazhdimisht në rritje e klientëve të çeliqeve speciale përfshin industri që prodhojnë shufra të veshura me krom dhe nikel, sistemet hidraulike, komponentët e makinerive projektuese dhe komponentët e makinerive bujqësore dhe ngritëse, komponentët e përdorur në industrinë automobilistike, si edhe njësi për prodhimin e shufrave me toleranca speciale dhe të kalibruara. Klientela përbëhet gjithashtu nga firma të mëdha të shpërndarjes së çelikut në Evropë dhe rajone të tjera, të cilat kanë magazina dhe qendra për përpunimin dhe prerjen e çeliqeve speciale.

 

Produktet shpërndahen në pothuajse të gjitha tregjet evropiane si edhe në Turqi dhe Afrikën e Veriut.

Dergoni kerkese kompanise:





Produkte te ngjashme