Secondary Adv

Porte me rreshqitje me montim ne tavan , Design Studio 02

Design Studio 02

Asistence mbi informacionin nga ACP
+355 69 93 44 722



Pershkrimi

Porta me rrëshqitje me montim të binarit në tavan - Velo

Këto porta përdoren në konfigurime të ndryshme , me një portë , më dopio portë dhe me xham fiks e cila kryen funksionin e murit ndarës. Montimi i binarit bëhet në tavan. Nëse montimi bëhet në vrimë në mur , hapësira e kalimit zvogëlohet me 62 mm. Ndërsa për montimin në lartësinë e dhomës , përveç 62 mm që zë binari  , pjesa tjetër e hapësirës shfrytëohet për kalim.

Kiti i binarit të porositur përban të gjithë aksesorët të përfshirë në çmim , edhe guidën që vendoset në dysheme. Si standard spesorët qe mbajnë xhamit janë për xham 10 mm.

Portat ofrohen të thjeshta pa softstop  , ose me një të tillë duke amortizuar rëshkitjen e xhamit në binar dhe një ndalim i xhamit gjysëm i automatizuar. 

Peshat maksimale të xhamit që rrëshket janë : 80 kg me softstop , 120 kg pa softstop. 

Spesori i xhamit që mund të përdoret varion nga 8 - 12 mm i temperuar , monolit ose i stratifikuar.

Binaret ofrohen ne gjatesi të ndryshme : 

• Per portë teke nga 2 - 3 ml

• Për dopio portë nga 3 - 5 ml

• Per portë teke me xham fiks nga 2 - 3 ml

• Për dopio portë me xham fiks nga 3 - 5 ml

Ngjyrat e disponueshme te binareve jane argjend dhe e bardhë RAL 9016.

Dergoni kerkese kompanise:







Produkte te ngjashme