Secondary Adv

Strehe transparente (Xham + Alumin) Linea, Design Studio 02

Design Studio 02

Pershkrimi

Strehe Transparente ( Xham + Alumin)  - Tipologjia “Linea”

- Kjo strehe perbehet prej nje profili struktural alumini te ekstruduar dhe panelit te xhamit. Ky profil eshte projektuar enkas qe te sherbeje si pince per kapjen dhe fiksimin e panelit te xhamit.

- Profili ka finiture argjendi te galvanizuar.

- Gjatesia dhe forma gjatesore e kesaj strehe nuk ka limit. I vetmi kushtezim eshte qe profilet jane maksimumi 4 m te gjate. Si standart perdoren gjatesite 2m dhe 4m.

- Thellesia e kesaj strehe mund te arrije maksimalisht dei ne 1.5 m. Nese do duam te perdorim thellesi me te medha atehere  duhet te bejme kombinim te perdorimit te profilit Linea me aksesoret-tirante te strehave te tjera.

- Xhami qe duhet perdorur per kete lloj strehe eshte 10+1.52PVB+10 mm,  i temperuar dhe i shtresezuar. Kur kemi lartesi montimi te strehes me pak se 3.1 m nga toka dhe kemi thellesi me te medha se 1.2 m, atehere duhet te perdoret xham 10+1.52SG+10 mm

- Gjatesia e xhamave keshillohet te mos jete me shume se 2m. Midis xhamave lihet nje fuge 10 mm e cila mbas montimit mbushet me silikon transparent.

- Kjo strehe ka nje aftesi mbajtese deri ne 200 kg/m2 pa llogaritur peshen e xhamit.

- Ne fillim dhe ne fund te profilit jane te perfshira tapat per te mos qene ne dukje struktura e brendshme profilit.

- Strehes i jepet nje pjerresi prej 1⁰ se jashtmi per ngarkesat e debores dhe rrjedhjen e shiut.

Dergoni kerkese kompanise:







Produkte te ngjashme