Secondary Adv

Seria murale MSZ-FH, UNI-KLIMA

UNI-KLIMA

Asistence mbi informacionin nga ACP
+355 69 93 44 722



Pershkrimi

Seria murale MSZ-FH

Seria F është dizenjuar në mënyrë të tillë që të sigurojë performancë të lartë në procesin e ngrohjes/ftohjes dhe në komfortin operacional. Falë teknologjisë së fjalës së fundit të Mitsubishi Electic, kjo pajisje mundëson qetsinë gjatë procesit të punimit si dhe kursimin e energjisë. Më tej, funksionet e përparuara si kontrolli i temperaturës “3D i-see sensor” si dhe sistemi i pastrimit të ajrit Plasma Quad, i japin vlerë të shtuar këtij produkti duke rritur në nivele të larta komfortin në dhomat e ndenjes.

 

Efiçencë e lartë në energji

Konsumimi i energjisë është reduktuar ndjeshëm ne sistemet e ngrohjes dhe ftohjes falë teknologjisë më të re: teknologjisë inverter. Efiçenca e lartë e energjisë në njësitë 25, arrin të sigurojë një shkallë prej më tepër se 5.0  si për koeficientin  sezonal të performancës (SCOP), ashtu edhe në  shkallën  e eficencës së energjisë sezonale (SEER).

 

Plasma Quad

Ajri, sikurse uji, janë elementë që ne i përdorim cdo ditë të jetës tonë edhe në mënyrë të pandërgjegjshme. Megjithatë, ajri i pastër dhe i freskët është pjesë jetësore në krijimin e hapsirës të shëndetshme njerëzore. Sigurimi i këtij ajri të pastër është tashmë i mundur me anë të teknologjisë Plasma Quad; një sistem i bazuar në filtra plazma, i konceptuar të eleminojë katër llojet e ndotësve të ajrit sic janë: bakteret, viruset, alergjenët dhe pluhurat të cilat janë të panumërta në ajër.

 

3D I-see sensor

Seritë FH janë të pajisura me 3D i-see sensor, sensor me rreze infra të kuqe qe është i aftë të masë temperaturën në vendndodhje të largëta. Gjatë lëvizjes sa majtas-djathtas, tetë elementët e sensorëve të vendosur vertikalisht, analizojnë temperaturën e dhomës në tre dimensione. Kjo analizë e detajur, i bën të mundur sensorit të gjykojë se ku ndodhen njerëzit në dhomë dhe në këtë mënyrë mundëson krijimin e karakteristikave të tilla rryme si: rrymë “ajri indirekte”, (që shmang rrymën e ajrit qe godet direkt njerëzit) si dhe “rrymë ajri direkte” e cila përhapet aty ku ndodhen njerëzit.

 

Rrymë ajri natyrale

Mali Kirigamine është një ndër pikat turistike më të famshme në Japoni dhe vizitohet nga një numër i madh njerzish për ambjentin e tij komfort dhe të këndshëm. Mitsubishi Electric ka synuar të rikrijojë këtë komfort të Malit Kirigamine. Për krijimin e rrymës së shëndetshme të ajrit, aspekti më i rëndësishëm është që rryma e ajrit të ndihet sa më natyrale. Zgjidhja e Mitsubishi Electric për këtë, është teknologjia e Rrjedhës Natyrale që mundëson kontrollin e ajrit lehtësisht. Si pjesë e këtij zhvillimi, në përpjekje për të krijuar rrymën natyrale të ajrit, janë matur të dhënat e flladit të freskët natyror në Malit Kirigamine. Duke imituar format e valëve natyrore të ajrit bazuar në të dhënat e grumbulluara, është bërë i mundur rikrijimin i rrymave pothuajse të ngjashme me ato të ajrit natyror në Kirigamine dhe është sjellë modeli multifunksional i serisë MSZ-F.

Dergoni kerkese kompanise:





Produkte te ngjashme